Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka prezantuar këtë të hënë uniformat e reja të policisë së shtetit, duke thënë se veshjet e rimodeluara do të dallojnë qartazi edhe funksionet e efektivëve të policisë, duke nisur që nga stemat, të cilat sipas Tahirit, janë rikonceptuar duke ju larguar kështu kopjimit të shteteve të tjera. Ministri tha se uniformat e punës do të dallojnë nga ato ceremoniale, përfshi këtu edhe gradat.
“Vihej re edhe një praktikë e rrëmujshme lidhur me modelin e uniformës së që kërkonin. Uniforma e policisë është marrëdhënia që krijon policia e shtetit me qytetarin, nuk është thjesht rrobë, dizajn. Edhe në çdo kopsë të uniformës është ruajtur elementi i përkrenares.” ka deklaruar Tahiri.
EFEKTIVËT E TERRENIT: ME TË VERDHË POLICËT E RRUGORES, ME BLU RENDI DHE ME TË KUQE EFEKTIVËT E SHQIPONJAVE
Ministri i Brendshëm ka saktësuar se, në pjesën e sipërme të uniformës do të jetë ngjyra e verdhë për efektivët e policisë rrugore, e kuqja për njësitë Shqiponjat dhe ajo blu për policinë e rendit.
“E gjitha kjo bëhet për të modernizuar dhe për të krijuar policinë e gjeneratës së re”, ka thënë më tej Tahiri.
BENI VETEM NJE HERE
VETEM NJE HERE
NJE UNIFORME SHQIPTARE
KU TE MOS NDJEHET INJORANCA
DHE HAJDUTLLEKU
NE KETE KULTURE.