Dua Lipa ia del të bëjë shumë gjëra njëkohësisht. Ylli i popit paraditen e djeshme ndodhej në Shqipëri duke shijuar kuzhinën tradicionale. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes udhëtoi drejt Hungarisë për të performuar në festivalin “Sziget” në Budapest.
Ylli 26-vjeçar i muzikës performoi një numër të hiteve të saj nga albumi “Future Nostalgia”, ndërsa kishte veshur një badi, që nxirrte në pah linjat e saj trupore.
Fituesja e çmimit “Grammy” i shoqëroi këngët e saj edhe me një performancë elektrizuese me balerinë.
Në një moment gjatë performancës, një fans nga rrjeshti i parë i dha Duas një flamur ngjyra-ngjyra, i cili përmbante versione vizatimore të Duas dhe kërcimtareve të saj. Ylli botëror nuk hezitoi ta ngrinte në mes të skenës flamurin e krenarisë.
Më herët kujtojmë që disa foto të Dua Lipës para netëve të Sunny Hill Festival, kanë tërhequr vëmendjen e Mark Zuckerberg. Faqja zyrtare e Facebook ka komentuar poshtë fotove të yllit të popit.
“Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme,”-shkruan Facebook.
/e.d