Dude Balja, deputete e kuvendit të Kosovës e cilësoi të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Balja tha se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese, është diçka e natyrshme nga e cila nuk duhet të privohen.
“Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balja.
Deputeja Balja e cilësoi shkelje të të drejtave të njeriut moslejimin e shamisë për vajzat myslimane, për të cilat siç tha shamia është një mënyrë jetese.
Sipas saj, është e padrejtë t’i thuash fëmijës së një familjeje myslimane që nëse nuk heq shaminë ti nuk do të shkollohesh.
Deputetja Dude Balja konsiderohet si politikania më “hot” në trevat shqiptare.
Mënyra se si è shtron problemin është e drejtë, por nëse do nisemi nga e njejta pikë referimi, atëherë mund të çohet dhe dikush tjetër që thotë e kam mënyrë jetese të vishem vetëm me sytjena. Idenë e përparëses së zezë, ose të një uniforme te caktuar e di kjo deputjeta pse është? Është për të qenë të gjithë t’a barabartë në mësimnxënie. Se të jetë ashtu dikush vjen me rroba firmato, e dikush me këmishë të grisur nga vjetërsia dhe fëmijëve do u krijohej ndjesia e një shtresë shoqërore që bëhen diferenca. Feja është diçka personale dhe si e tillë nuk ka nevojë t’a shfaqësh nëpër institucione shtetërore laike, sidomos shkolla.