Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka pasqyruar me grafikë hyrjen e vizitorëve të huaj në territorin shqiptar gjatë muajve Qershor-Korrik dhe në javën e parë të Gushtit.
“Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë turistike në muajt qershor e korrik, si edhe në 7 ditët e para të gushtit.
*nuk llogariten këtu shtetasit e Kosovës, të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufi”.
Sipas grafikut, në muajin Qershor 2021 në Shqipëri kanë hyrë 604.381 të huaj, duke shënuar një rritje në 876.056 në 2022, ose 45% më shumë.
Për muajin Korrik 2021 kanë ardhur 1.158.962 turistë, ndërsa në Korrik 2022 rezultojnë 1.403.333, një rritje prej 21.9%.
Nga data 1-7 Gusht 2021 në Shqipëri kanë hyrë 411.020 vizitorë, ndërsa në po të njëjtën javë të vitit 2022 figurojnë 482.818 të huaj, ose e shprehur në përqindje, 17.5% më shumë.