Kina ka bërë investime në rritje në infrastrukturën e ruajtjes së ujit në shtatë muajt e parë të këtij viti, ndërsa vendi ka shtuar përpjekjet për të nxitur rritjen ekonomike.
Nga janari në korrik, investimet e përfunduara në projektet e ruajtjes së ujit arritën në 567.5 miliardë juanë (rreth 83.9 miliardë dollarë amerikanë), 71.4 për qind më shumë se të njëjtën periudhë në 2021, njoftoi Ministria e Burimeve Ujore, përcjell “Xinhua”.
Njëzet e pesë projekte të reja në shkallë të gjerë të ruajtjes së ujit u nisën gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, duke krijuar rreth 1.61 milionë vende pune në të gjithë vendin.
Deri në fund të korrikut, qeveritë vendore kishin investuar 46.6 miliardë juanë në projektet e furnizimit me ujë, më shumë se dyfishi i asaj të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Gjithsej 67.000 projekte riparimi dhe mirëmbajtjeje të furnizimit me ujë u ndërmorën gjatë kësaj periudhe, duke u shërbyer 130 milionë banorëve ruralë.