Gazetari Nimet Isufi është ndarë parakohe nga jeta, pasi ka pësuar arrest kardiak.
Lajmin e ka bërë me dije miku dhe kolegu i tij, Almer Toska, i cili shkruan se Isufi ndërroi jetë pasditen e sotme si pasojë e arrestit kardiak.
“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj që shoku dhe ish-kolegu ynë gazetar Nimet Isufi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur sot pasdite për shkak të një arresti kardiak. Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të xhennetit”, njofton ai.
/a.r