Një ngjarje e rëndë tronditi këtë javë opinionin publik shqiptar. Aktori Florind Belliu Ornela Shehi ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York.
Dy motrat e Florindit kërkojnë ndihmë për të mbledhur shumën prej 50 mijë eurove. Ato kanë hapur një adresë në “Gofundme”, në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin para me qëllim që të marrin kujdestarinë e fëmijëve të dyshes që nuk jetojnë më. Deri më tani kanë arritur që të mbledhin rreth 7 mijë euro.
“Jam i sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schëibe dhe Rayan. Florind Belliu dhe Ornela Shehi janë hedhur nga banesa e tyre në katin e 6-të në Nju Jork. Familja është e shkatërruar dhe të gjithë jemi të thyer. Ata lanë pas 2 fëmijë të bukur, bota e të cilëve është shkatërruar. Të vetmit njerëz që u kanë mbetur janë 2 hallat e tyre. Ne nuk mund t’ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkoj ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t’i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre,”- shprehen ato.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht në New York, teksa festonin ditëlindjen e bashkëshortes së Florindit, Ornela, e cila mbushte 28 vjeçe. Fillimisht debati mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situata është përkeqësuar. Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut. Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes. Të dy janë gjetur të vdekur.
/a.r