Dy të rinj Italianë në Milano kanë arritur të grabisin dy supermarkete brenda 7 minutave, duke vjedhur rreth 90 euro nga goditjet. Policia ka arritur t’i arrestojë të rinjtë e moshës 23 vjeçare. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Në kontrollin e shtëpisë së tyre, policia ka gjetur një armë lodër e përdorur, rrobat e veshur gjatë grabitjeve dhe disa kapele.
https://www.youtube.com/watch?v=grMd2VDaXj0