Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar fjalën e shefit të Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, i cili zhvilloi një takim me banorë të njësisë 8 në Tiranë, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për mungesë të ujit.
Meta ka përgëzuar Balliun për interesimin e qytetarëve të Tiranës, ndërsa thekson se koha e vjedhjeve me taksat e qytetarëve po perëndon përgjithmonë.
Ish-Presidenti thotë se koha e ndëshkimit për hajdutët po afron dhe se nuk ka censurë që ndalon të vërtetën dhe triumfin e lirisë mbi tiraninë.
“Të lumtë Klevis që po mbron interesin e qytetarëve të Tiranës!
Koha e vjedhjeve me taksat e qytetarëve po perëndon përgjithmonë!
Koha e ndëshkimit për hajdutët po afron!
Nuk ka censurë që ndalon të vërtetat dhe triumfin e Lirisë mbi tiraninë”, shkruan Meta.
Nje veprim qe mund te shpjegohet me dy opsione: Ose Ilir Meta eshte bere zedhenes i Balliut, ose po i “rremben” Berishes shefin e organizimit ne PD./m.j