Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një emision televiziv ka folur për parimet e dekomunistizimit që PD-ja mendon t’i propozojë.
Këto parime ajo i ka hedhur dhe në rrjete sociale, ku ka rënë në sy komenti saj me “yyyyyyyyyyy”.
“3 parimet e dekomunistizimit që propozon PD-ja: Hapje dosjesh. Dekomunistizim. Lustracion”, shkruan Tabaku në rrjete sociale, duke e shoqëruar me pasthirrmën “yyyyyyyyyy”.
Temperaturat ditët e fundit kanë rënë, por siç duket Tabaku nuk i ka ndier duke e treguar këtë gjë edhe nga mënyra se si është shprehur te statusi mbi propozimet e PD-së për dekomunistizimin./CNA.al