Ndërtuesit e veprave publike do të marrin nga qeveria 14 milionë euro. Shuma do të ndahet për të kompensuar shpenzimet që kanë dalë nga rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit.
Pas muajit mars, faturat e kontratave publike u shtrenjtuan, pasi hekuri, çimentoja, bitumi, tubat plastikë, alumini, bakri dhe zinku u rritën ndjeshëm.
Sipas listimit, janë 300 kompani që punojnë në rrugë, shkolla e vepra të tjera publike, të cilat kanë marrë tendera pas janarit 2020 dhe do të kompensohen për të mos lënë në mes punët e nisura.
Ndërtuesit do të kompensohen me 5 deri në 30% të vlerës së materialeve të ndërtimit të cilat janë rritur deri në 70% këtë vit.
Vendimi për të paguar ndërtuesit ka hasur debat më herët, pasi disa deputetë thanë se nuk duhet të përfitojnë kompanitë që kanë pasur vonesa në punime, cka detyroi ministrinë e financave të listojë kompanitë.
/a.r