Juristi, Kreshnik Spahiu thotë se ish-kryeministri Sali Berisha do krijojë parti të re për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se Berisha tanimë është lider i Partisë Demokratike, por sipas tij, Gjykata e Apelit do e quajë të pavlefshme Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe logoja do t’i përkasë Enkelejd Alibeajt dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha.
Ndër të tjera, juristi theksoi se për shkak të shpalljes “non grata”, PD nuk mund të bëjë koalicion me partinë e re të Berishës.
“Ajo çfarë mund të them është që Sali Berisha është sot një lider i PD-së, por ende nuk dihet nëse në zgjedhje do kandidojë me logo. Sipas të gjitha gjasave, Gjykata e Apelit në vigjilje të zgjedhjeve lokale, do e quajë të pavlefshme Kuvendin e zotit Berisha dhe logo do t’i përkasë grupacionit tjetër.
Në zgjedhjet lokale do kemi disa parti, që do të thotë do jetë Partia Socialiste, Partia Demokratike me Alibeajn dhe Lulzim Bashën, do kemi një parti të re që do krijohet nga Sali Berisha dhe do kemi Partinë e Lirisë. Sigurisht, këto të treja mund të shkonin të treja në koalicion, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ekzistonin si superfuqi globale. Nuk do ketë një koalicion mes PD-së dhe partisë së Sali Berishës”, deklaroi Spahiu.
/a.r