Përkrahja e gjermanëve për koalicionin në krye me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka rënë në nivelin më të ulët që nga korriku i vitit 2002, ka bërë të ditur anketa më e re e instituteve gjermane, e publikuar të dielën.
Rezultatet e anketës së publikuar në gazetën “Bild am Sonntag” tregojnë se përkrahja për partinë CDU në krye me Merkelin dhe partinë simotër, CSU, aktualisht është vetëm 34 për qind, gjë që është dy për qind më pak, krahasuar me anketën e mëparshme, përcjell Koha Ditore…