“A do të vini afër skenës dhe të vallëzoni me mua?”, e ka pyetur Dua Lipa publikun para se të niste të këndonte. Javën që shkoi ajo u ngjit në skenën e “O2 abc” në Glasgoë.
Në fillim ishte dukur sikur audienca në Glasgoë kishte ngurruar, “por kur entuziazmi i këngëtares 20-vjeçare nisi të shpalosej, pas dyzet minutave të saj në skenë publiku gjithnjë ka kërkuar që ajo të këndojë edhe më”. Kështu ka shkruar gazetari Chris Green në artikullin e tij të botuar në të përditshmen britanike “The Independent”, përcjell “Koha Ditore”.
“Përfshirja e saj në listën e ‘BBC Sound 2016’ për artistët e rinj premtues mund të ketë ndikuar që të ketë adhurues, por ishte i zëri i saj i përzier me pop e R&B, fort i zjarrtë që vjen më i pjekur se mosha që ka, që tërhoqi vëmendjen e menaxherëve të Lana Del Rey në vitin 2012”, shkruan Green.