Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrajcë, lagjia Krastë ku një person është gjetur i pajetë.
Korrespondenti i Panorama raporton se Fatos Çollaku 48 vjeç është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë varfëria.
Prej muajsh familja e tij nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos pagesës. 48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje, për të hetuar shkaqet e plota të ngjarjes.
/e.d