Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë të gjithë vizitorët rusë – dhe Kremlini është përgjigjur me përbuzje.
Rusët duhet të “jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, tha Zelensky për The Washington Post.
Një ndalim i tillë, argumentoi ai, do të ishte më efektiv sesa sanksionet aktuale, të cilat ndalojnë linjat ajrore ruse dhe zyrtarët e lidhur me Kremlinin. Rusët ende mund të marrin viza për BE dhe SHBA.
Thirrja e Zelensky mund të marrë vetëm mbështetje të kufizuar, pasi Rusia – pavarësisht sanksioneve – ka lidhje të gjera biznesi globale dhe turistët rusë janë ende të mirëpritur në destinacionet e pushimeve si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por të martën, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas shkroi në Twitter: “Ndaloni lëshimin e vizave turistike për rusët. Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore.”
/e.d