Hyrja e shkurtit shënon edhe fillimin e aksionit për heqjen e 140 kioskave në bashkinë e Fierit.
Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Fierin Hadër Çako ka bërë me dije se ky aksion duhet të kishte nisur më herët, pasi shumë trotuare e lulishte janë të bllokuara nga kioskat
Sipas Çakos aksioni nuk do të ndalet vetëm beënda territorit të qytetit të Fierit, por edhe në njësitë administrative .
“Nuk do të tolerohet përsa i përket ushtrimit të aktiviteve të ndryshme në kjoska” ka pohuar Cako
Çako ka bërë me dije se të gjithë poseduesit e këtyre kioskave janë njoftuar për këtë aksion i cili çliron hapsirat publike që u takojnë qytetarëve.