Ekstradimi i pedofilit shqiptar drejt Italisë pas denoncimit të një 14-vjeçareje që kërcënohej me video e foto porno nxjerr në dritë të tjera perversitete të 68-vjeçarit nga Vora.
Ahmet Dedej kishte fotografuar edhe vajzën e vet duke kryer marrëdhënie seksuale me burrin e saj, madje në kompjuterin e tij u gjetën edhe foto të mbesës së tij minorene.
Gazeta “Shqip” shkruan se pas ekspertizës që iu bë kompjuterit të 68-vjeçarit nga specialistët shqiptarë dhe italianë, në të rezultuan në total 52 fotografi me përmbajtje pornografike, kryesisht të vajzave të mitura.
Pedofili u ekstradua disa ditë më parë, pasi nënë e 14-vjecares italiane iu drejtua për ndihmë policisë. Sipas saj, shqiptari i kercenonte minorenen aso kohe 12-vjeç se do i publikonte foto nudo, nëse ajo nuk vazhdonte të zhvishej kur fliste me të në FB.