Zjarr i madh ka rënë në fshatin Plashnik të njësisë administrative Sinjë në Berat.
Burime bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm për hapje kullotash.
Fillimisht janë djegur disa shkurre dëllinje dhe mare më pas, favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat flakët janë përhapur në zonën e malit të Shpiragut.
Terreni tepër i vështir pengon mjetet motorizuara të ndërhyjnë në zonën e prekur nga zjarri.
Vijon puna për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve ku është e mundur nga forcat zjarrfikëse.
/a.r