Sipas të dhënave të përpunuara nga shkencëtarët në Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik rreth 280,865 riinfeksione u regjistruan në Greqi nga 27 Dhjetor 2021 deri në fund të Korrikut 2022. Shumica dërrmuese e këtyre 98,3% ose 276,115 raste ishin riinfeksionet. Në 1.7% të rasteve 4706 raste pacientët kanë pasur dy riinfeksione brenda kësaj periudhe, ndërsa ka pasur edhe 44 raste me tre ose më shumë riinfeksione.
Një në pesë raste të Covid-19 të regjistruara javët e fundit në Greqi ishte një riinfeksion, sipas ekspertëve mjekësorë. Koha e kaluar që nga vaksinimi është relativisht e gjatë dhe për këtë arsye imuniteti ndaj infeksionit është dobësuar për një pjesë të madhe të popullsisë greke.
Kjo dukuri deri në fund të vitit 2021 konsiderohej e rrallë. Megjithatë, me daljen e nënvarianteve të Omicron dhe vonesën e gjatë në vaksinimin e shumicën e popullsisë greke, riinfeksionimet janë bërë shumë të zakonshme.
Nga 280,865 riinfeksionet e regjistruara në këtë periudhë shtatëmujore në 2022, afro 110,000 u zbuluan në muajin Korrik. Dhe sipas të dhënave të eksperteve 20% e rasteve të raportuara përfshijnë riinfeksione.
Edhe për riinfeksionet, vaksinimi mund të bëjë një ndryshim. Sipas një analize të të dhënave te eksperteve 50.2% e rasteve të infeksionit të parë të regjistruar nga 27 dhjetori 2021 deri në mes të qershorit 2022 përfshinin njerëz të pavaksinuar dhe pjesa e mbetur janë të vaksinuar me një ose dy doza.
/a.r