Do mjaftonin orët e fundit të pushtetit të saj, që ajo të tregojë veten. Për herë të parë janë pezulluar për disa muaj nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, emërimet politike në diplomaci. Jahjaga po refuzon që të nënshkruajë dekretimin për disa të propozuar, për shkak të tejkalimit të numrit të të emëruarve politikë në diplomaci.
Në një përgjigje për “Zërin” nga Departamenti për Komunikim Publik i Presidencës, kanë thënë se presidentja Jahjaga dhe Qeveria nuk kanë arritur konsensus për të gjithë kandidatët e propozuar për ambasadorë të rinj, prandaj ende nuk janë dekretuar emrat e propozuar.