Një tjetër protestë do të mbahet mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë për vdekjen tragjike të vogëlushes Jonada Avdija në plazhin e Potamit në Himarë.
Të enjten e kaluar protestuesit lanë 72 orë afat për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili tashmë ka përfunduar pa asnjë reagim.
Protestuesta organizohet sërish nga shoqëria civile, por ka gjetur mbështetjen dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
7 vjeçarja Avdija ndërroi jetën në plazh pasi u godit nga një skaf i madh që drejtohej nga ish efektivi i policisë Arjan Tase.
Tase akuzohet nga prokuroria për vrasje indirekte me dashje. Ai i ka kërkuar ndjesë familjes së të miturës për tragjedinë e shkaktuar. Tase nuk pretendoi asnjë rrethanë lehtësuese, duke mos bërë ankim ndaj masës së arrestit, por nënvizoi faktin që sipas tij mjeti lundrues i kishte dalë jashtë kontrollit.
g.kosovari