Deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti, e cila është vënë përballë akuzave për shkak të mungesës së saj në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës, ku u votua rezoluta për Kosovën së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia, ka reaguar përmes llogarisë së saj në Facebook.
Ajo kishte thënë se nuk kishte pasur mundësi të votonte pasi rrezikonte të humbiste fluturimin, por kjo nuk ka bindur ndjekësit e saj të cilët i kanë thënë se mund të kishte ndryshuar orarin e nisjes. Megjithatë, Mehmeti iu është përgjigjur se nuk ka pasur mundësi ekonomike që të paguajë për një tjetër biletë.
“Për fat të keq, nuk e kam standartin e disa politikanëve shqiptarë, ish-ministra e zyrtarë të tjerë të shtetit, që të mund t’i lejoj vetes që me shpenzime private të paguaj bileta avioni. Kjo mbase është dobësia ime që vazhdoj të jetoj vetëm nga rroga e deputetit dhe vazhdoj të mos kem asnjë biznes privat, të mos kontrolloj asnjë tender dhe që refuzoj të korruptohem”, ka shkruar Mehmeti.
Sipas saj, ajo nuk është shefe e delegacionit të Maqedonisë dhe për rrjedhojë as nuk e cakton kohëzgjatjen e qëndrimit në Strasburg, ndërsa shton se këtë gjë, ndryshimin e orarit të fluturimit, nuk ia ka kërkuar askush, as delegacioni i Kosovës, as i Shqipërisë, pasi sipas saj, nëse kjo kërkesë do të parashtrohej në nivel politik ndoshta edhe kishte mundësi të rregullohej me shefin e delegacionit maqedonas.
Gjithashtu, Mehmeti thotë se ka qenë lobimi i saj që ka ndryshuar situatën në favor të Kosovës, duke qenë se delegacioni i këtyre të fundit ishte në një pozicion aspak të favorshëm.
“Ishte puna dhe lobimi im, që siguroi mbështetjen më të madhe të delegacioneve, ndër më kryesoret, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, të cilët, duke firmosur amandamentet e palës kosovare, në fakt, arritën të ndryshonin atmosferën në favor të Kosovës. Mes të tjerash, këtu do përmendja edhe biseden telefonike me iniciative timen, me ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Mevlut Causoglu, i cili më ka garantuar mbështetjen e plotë të delegacionit turk në Asamble. Kam komunikuar disa herë me njërin nga deputetet me më ndikim në Asamble, austriakun z. Stefan Schennach, deri sa është bindur dhe ai për të firmosur amandamentet kosovare”, vijon Mehmeti.
Ermira, pse veprove me kaq pabesi!
Shkruanë:Sejdi Veseli
Ermira Mehmeti, mëtoni se jeni përfaqësuese e shqiptarëve nga Lugina e Vardarit vs e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Por rrena i ka këmbët e shkurtra, thotë populli, ti je një e shitur për denar dhe privilegje te shefi juaj, në të cilin personifikohet një sllavomaqedonas dhe sllavofil, me mentalitet mesjetar, thënë troç një urrejtës ekstrem i shqiptarëve.
Si e tillë çfarë u ri dëshmove-arsyen e di ti më së miri- duke i dhenë një thikë pas shpine Kosovës, me “arsyetimin” për këtë veprim tëndin kundër shqiptar, se gjoja askush nuk paska kërkuar ndihmë nga ti, ngjasojnë me asgjë tjetër pos me dërdëllitjet e një putane të mjerë. Pa marrë parasysh se askush nga kori i gjumashëve “përfaqësues” të Kosovës, nuk paska kërkuar që të qëndrosh deri sa të përfundojë votimi (të gatshëm për të kompensuar shpenzimet e buletës se fluturimit…), kjo mund të cilësohet ndryshe pos një sjellje prej tradhtares, ndaj një çështje jo me pak rëndësi për Kosovën dhe pse jo, edhe për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në përgjithësi.
Arsyetimi jot se gjoja buxheti jot financiar nuk paska pas mundësi të mbulojë shpenzimet shtesë, nëse do të humbëshe një buletë fluturim, dhe për çka se për një çështje me rëndësi kombëtare, nxjerr në shesh karakterin ten prej një mercenareje, Me siguri e vetëdijshme, se mercenarja për lek është në gjendje të bëjë gjithçka!!!
Çka është edhe më keq për ty, u zbulove para kombit me gjuhen e të cili shërbehesh se kujt krah i takon. Na ndihmove të kuptojmë se i takon atij krahu që të paguan më mirë… Krahut të Gruevskit e Ahmetit, të cilët janë meritor që në Luginën e Vardarit, vazhdon të derdhet gjaku i shqiptarëve të pafajshëm dhe i cili shkelet me paturpësi nga ata si ti dhe mostrat e klanit që po i takuake shpirtërisht!
Ikja nga salla ku votohej për një dokument aspak të volitshëm për Kosovës, pa marrë parasysh se dokumentet e KE nuk janë të obligueshme, megjithatë ke dhënë një votë pro, amendamenteve të parashtruara nga pala serbijane, për kthimin e Serbisë dhe UNMIK-istanit në Kosovë, që do të thotë përdhosja e pavarësisë …!
Ermira, mos harro se gjërat lëvizin, situatat ndryshojnë, po qe nevoja edhe duke përdorur të gjitha mjetet demokratike, atëherë si do të arsyetohesh para gjeneratave, në rend të parë para familjes tënde. Mos harro, populli jonë thotë: “Kush hanë m.. në kohë të vështira i vije era në kohë të mira.”
Mos harro, se kronisti çdo gjë shënon, për nevojat e arkivit!!!
06 02 2016
Prishtinë