Presidenti i SHBA Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19. Biden ka qenë në izolim dhe do të vazhdojë të izolohet derisa të ketë një test të dytë negativ tha doktori i Presidentit amerikan Dr Kevin O’Connor.
Dr O’Connor shtoi se “presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë”.
Biden i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese – së pari doli pozitiv për Covid-19 më 21 Korrik. Ai rezultoi negativ gjashtë ditë më vonë, vetëm për t’u testuar përsëri pozitiv më 30 Korrik.
Në një deklaratë të mëparshme, Dr O’Connor tha se presidenti po merrte ilaçin antiviral Paxlovid, i cili mund të çojë në rikthim të virusit në një përqindje të vogël të njerëzve që e marrin atë.
Presidenti përjetoi simptoma të lehta gjatë kohës që kishte virusin, duke përfshirë rrjedhjen e hundës dhe lodhjen, dhe vazhdoi të punojë ndërsa ishte në izolim.
/a.r