Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Juljan Prini 27 veç dhe dy vajza shqiptare të dyja 24-vjeçe. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur kokainë dhe kanabis të fshehur poshtë dyshekut.
Poshtë një dysheku dopio dhe në një tek, policia ka gjetur dhe sekuestruar 23 kilogramë kokainë dhe hashash, si dhe rreth katër mijë euro cash.
I riu ka pranuar fajësinë teksa ka thënë se vajzat nuk kishin dijeni dhe se kishin shkuar tek ai për pak kohë. 27-vjeçari ka treguar se drogën e ka fshehur kur dy vajzat nuk ishin në shtëpi dhe se ato nuk kishin dijeni për asgjë.
Të njëjtin version dhanë edhe dy të rejat. Vajzat janë lënë të lira, ndërsa Prini është lënë në burg.
/a.r