Publikohen pamjet pak çaste pasi çifti shqiptar u hodh nga kati i gjashtë i një pallati ku banonte në Nju Jork.
Nju Jork Post ka transmetuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu dyshohet se është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28 vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Në video duken dy persona që ndodhen në vendin e ngjarjes dhe efektivë policie të cilët kanë rrethuar zonën.
Në një moment tjetër është fiksuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
/a.r