Izraeli thotë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez Xhihadi Islamik gjatë një operacioni për bastisjen e Bregut Perëndimor pas sulmeve ajrore kundër objektivave në Rripin e Gazës.
15 persona janë vrarë në sulmet ajrore, duke përfshirë një fëmijë dhe udhëheqësin e PIJ, Tayseer Jabari. Izraeli tha se sulmet pasuan një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi.
Dhjetëra raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit gjatë natës. Episodi i fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës në pak më shumë se një vit.
Konflikti 11-ditor në maj 2021 la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vrarë përpara se të vendosej për një armëpushim.
Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit – i koduar Breaking Daën – mund të zgjasë për një javë./m.j