Pas ngjarjeve të ndodhura në “Big Brother Vip”, çdo tekst i Donaldit interpretohet si një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për të kërkuar falje ose dhe për të treguar se e do akoma vargjet e thurura për të kanë qenë të shumta.
I tillë ishte dhe ky i fundit, ditën e djeshme Donaldi publikoi disa vargje të këngës së re, dhe të vetmet fjalë që publikoi nga kënga u bënë shkak i trazirave në rrjet.
Me anë të një postimi në Instagramin e tij, Donaldi na zbuloi pak nga kënga e tij e re ku thuhej, “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”.
Ishin këto fjalët e publikuara nga Donaldi që u interpretuan menjëherë si një dedikim për Borën.
Mirëpo ndjekësve nuk u shpëtoi as ngjashmëria e frazës me tekstin e këngës së Beatrix Ramosaj.
“Sy në sy pa fjalë po më kupton”,-thotë Beatrix në tekstin e këngës që ishte një dedikim për Donaldin gjatë romancës së tyre në “Big Brother Vip”.
Të shumtë kanë qenë komentuesit që e akuzuan Donaldin për kopjim të këngës duke nisur kështu një mori komentesh negative në rrjet.
Por si duket nuk kanë qenë vetëm komentuesit ata që e kanë marrë këngën si një kopjim, pasi vetë Beatrix ka reaguar.
Me anë të një postimi në InstaStory ajo ka hedhur një kunjë të hapur ndaj Donaldit.
Në videon e publikuar nga artistja shfaqet një sekuencë e shkëputur nga filmi “Dy herë mat”.
“Bukur, shumë bukur, tepër origjinale”, duket se ky është një mesazh ironik për Donaldin i cili ende nuk ka reaguar ndaj komenteve.
/e.d