Grupet Task Forcë të UKT dhe Bashkisë së Tiranës noftojnë se kanë vijuar punën në terren, nga ku po kryejnë monitorimin e situatës dhe evidentimin e rasteve të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet, si dhe të shpërdorimit të ujit.
Aksioni i fundit u realizua në zonën e Linzës, nga ku u faktuan një sërë ndërhyrjesh në rrjetin qëndror të ujësjellësit përreth zonës.
Në vijim të aksionit për parandalimin e abuzimeve me ujin e pijshëm, nga grupet e terrenit, u konstatuan autobotë, të cilët merrnin ujë nga linja qendrore e rrjetit shpërndarës, me qëllim tregtimin e tij në zona të ndryshme të Tiranës për përfitime personale. Nga kontrollet dhe verifikimet, këto autobote rezultuan pa dokumentacionin përkatës.
Ndërkaq, paralelisht Bashkia e Tiranës vijon punën për mirëmbajtjen e rrjetit ujësjellës-kanalizimeve.
/a.r