Një aksident i rëndë dyshohet se u ka marrë jetën dy personave në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.
Mjeti ku udhëtonin viktimat është i shkatërruar plotësisht nën rrotat e kamionit.
Ndërkohë trupat e viktimave ndodhen ende në makinë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r