Fotot që shihni tregojnë momentin e përplasjes së babait që humbi 7-vjeçaren në mënyrë tragjike dhe të drejtuesit të gomones Arjan Tase që goditi vajzën e vogël.
Gjithashtu në një tjetër foto duket edhe momenti dramatik kur babai i vajzës së ndjerë ka rënë në tokë me dy duar në kokë, i tronditur nga humbja e vajzës.
Kujtojmë se dëshmitarët janë shprehur se drejtuesi i gomones, ka qëndruar indiferent, por edhe i është kthyer ashpër prindërve të vajzës që humbi jetën.
Ndërkohë ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë. Ishte ish-shefi i komisariatit të Himarës, Tase, që po kryente manovra të rrezikshme dhe me shpejtësi në breg të detit, duke shkaktuar këtë tragjedi që tronditi mbarë opinionin publik./m.j