Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë shqetësimin e tij mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Meta ka postuar në rrjetin social Facebook, një video nga konferenca e ditës së sotme ku i bënte thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës.
Sipas Metës, Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar.
Deklarata e Metes ka ardhur pasi lirohet pika kufitare në veri të Kosovës, ku është larguar edhe kamioni që bllokonte urën afër pikëkalimit kufitar në Bërnjak. Qarkullimi i veturave tashmë ka nisur mbi urë, ndonëse me vështirësi.
Në rrugë po qëndrojnë edhe njësitë e Policisë së Kosovës të cilët po përkujdesen për rendin. Më herët u njoftua se të gjithë kamionët që ndodheshin në rrugën që shpie për në pikë kalimin kufitar në Bërnjak janë larguar të hënën në mesditë.
Postimi i Ilir Metës:
Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës. Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Interpolit dhe Europolit./m.j