Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi për reciprocitet për dokumentet e Serbisë do të shtyhet në momentin që hiqet secila barrikadë që është vendosur nga serbët në veri.
“Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak ende mbeten të mbyllura sepse ende mbeten të bllokuara rrugët që shpijnë atje. Në pikat tjera po lëshohen dokumentet hyrje-dalje në vendkalimet kufitare. Qeveria e Kosovës e përsërit zotimin, që në momentin kur hiqen barrikadat në verim shtyhet zbatimi i dy vendimeve të qeverisë të datës 29 qershor për datën 1 shtator 2022. Janë gjithsej nëtë barrikada në veri të Ibrit, presim që gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha. Masat tona janë për ligjshmëri dhe rend demokratik. Asnjë masë nuk bëhet bazuar në identitetin etnik”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar së shteti i Kosovës nuk e ka të lehtë pasi strukturat ilegale në veri po mbështeten nga aparati shtetëror i Serbisë.
g.kosovari