Edicioni i parë i festivalit “Shpirti i Labërisë” nisi në Vlorë, ku 30 grupet folklorike u ndoqën nga spektatorë të shumtë.
“Shpirti i Labërisë” nisi edicionin e parë në Vlorë. Kënga polifonike, e përfaqësuar nga 30 grupe folklorike jehoi në qytetin bregdetar, duke tërhequr një publik të gjerë.
Spektatorët dhe protagonistët e cilësojnë këtë aktivitet si thelbësor për kultivimin dhe trashëgiminë e iso polifonisë.
Në fund të festivalit jepen edhe 3 çmimet e para përfituesit, ndërsa aktiviteti synonte përfaqësimin e plotë të kësaj zone, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e zërit të isopolifonisë, në këto ditë kur Vlora është mbushur nga pushues të shumtë.
/a.r