Princi i Uellsit ka pranuar një pagesë prej 1 milion paund nga familja e Osama Bin Ladenit. Princi Charles pranoi paratë nga dy gjysmëvëllezërit e Osama Bin Ladenit në vitin 2013, dy vite pasi lideri i Al-Kaedës, informon BBC.
Fondi i Bamirësisë i Princit të Uellsit (PWCF) mori donacionin që sipas Clarence House është bërë me korrektësi të plotë, në përputhje me rregullat.
Trashëgimtari i fronit i mori paratë pavarësisht kundërshtimeve nga këshilltarët në Clarence House dhe PWCF, raporton Sunday Times, duke cituar burime të shumta.
Megjithatë, Sir Ian Cheshire, kryetar i PWCF, i tha se dhurimi i vitit 2013 ishte rënë dakord “e konsideruar me kujdes” nga pesë administruesit në atë kohë.
“Vendimi për të pranuar donacionin është marrë tërësisht nga administruesit. Çdo përpjekje për ta trajtuar ndryshe është e rremë dhe e pasaktë.”
PËCF jep grante për organizatat jofitimprurëse të regjistruara në MB për të ofruar projekte në MB, Commonwealth dhe jashtë saj.
Asnjë rregull nuk është shkelur, asnjë ligj nuk është shkelur. Janë bërë të gjitha kontrollet e duhura, madje edhe Ministria e Jashtme është thirrur të japë mendimin e saj, thuhet në deklaratë, përgatiti Tema.