GJIROKASTËR– Në zonën e Dropullit në Gjirokastër vatra e zjarrit e cila nisi ditën e djeshme në fshatin Goranxi, nuk është shuar ende.
Zjarri po shkon drejt shuarjes totale në lartësitë e fshatrave të Dropullit aty ku u shfaq një ditë më parë. Dy avionë dhe dy helikopterë nga Greqia kanë kryer 24 inkursione në terren përgjatë mbasditës së djeshme dhe sot në mëngjes, duke bërë të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarreve në qendrat e banuara.
Sipas informacioneve nga terreni, PMNZSH Dropull, është punuar në terren për gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve. Nga përllogaritja e deritanishme në terren, bëhet me dije se nga zjarri është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm në pyje dhe në kullota. Sipas vlerësimeve paraprake zjarri i djeshëm ka shkaktuar djegien e 30 ha pyje dhe 270 kullotë.
Në përditësim…
Ndërhyrja e avionëve
Shqiptarja.com
Nje vend barbaresh qe jane te mvarur edhe per fikjen e zjareve nga te huajt ,sikur mos kishi ndertuar villa me parat e vjedhura te popullit sot dote kishi avion per zjarfikjen,