Sekretari i Pergjithshem i emeruar i Partise se Lirise dhe Bashkëpunëtori i Ilir Metës, Tedi Blushi ka ngritur 5 pyetje për Edi Ramën pasi reagimit të këtij të fundit për verifikimin e Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se ish presidenti ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Dhe menyren me te papershtatshme, me e pakta qe mund te themi, eshte se ne fund te ketyre pyetjeve Edi Rames i permendet nena e tij, e cila ka disa vite qe prehet ne varr. Nuk ka ndodhur deri me tani kjo.
Postimi i plotë
PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.
1⃣ – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?
2⃣ – Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?
3⃣ – Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?
4⃣ – A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?
5⃣ – Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?
Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.
Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.
Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.
Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.
Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.
Ka shumë gjëra që kanë çmim. Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi. Djali i Netës i di shaka këto. Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi! BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!
Kerkojeni Autiritetit te disheve bese ka dhe jo pyetje idiotesh .Politika e forte kerkon proven te verteten dhe jo llogje