Vetëm pak ditë më parë një çmenduri e vërtetë dhe e padëgjuar askund në botën e qytetëruar, ndodhi në Jalë, ku një çift të fejuarish, 31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj, u goditën nga një gomone gjatë kohës që po qëndronin në çadrën e tyre në punë të vet.
Vjaza nuk pati dëmtime serioze por Agustini u desh të operohej dy herë për shkak të gjendjes së tij tepër të rëndë.
Por fatmirësisht një lajm i mirë vjen nga Agustini i cili duket se më në fund ka dalë nga rreziku.
Ka qenë e fejuara e tij që ka bërë një postim në rrjetet sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë që u dha për të jetuar edhe një herë jetën e për të dashur përsëri njëri-tjetrin.