Ajo nuk është nga ato që i shmanget postimeve “hot” në rrjetet sociale.
Demi Rose edhe një herë ngriti temperaturat teksa shijonte një udhëtim luksoz me varkë në Greqi.
Modelja, 27 vjeçare, ka shfaqur linjat mbresëlënëse në postimet e fundit ku shihet e veshur në një palë bikini të bardhë ndërsa mban një kapele tenisi të së njëjtës ngjyrë me flokët e kapura bisht.
Si gjithmonë influencuesja dhe modelja duket në top formë, teksa ka pozuar si kapitene në varkën luksoze. Format e saj trupore padyshim që morën gjithë vëmendjen, e të cilat ajo i tregon me krenari në secilën paraqitje që bën.
Nga ana tjetër, kujtojmë që së fundmi duke folur në podcastin “Dirty Mother Pukka”, Demi detajoi disa momente të vështira nga e kaluara, ku u shpreh se torturuesit e saj madje i fusnin çamçakëz në flokë.
“Gjatë fëmijërisë sime në shkollë, unë thjesht u ngacmova nga të gjithë. Djem, vajza dhe kështu nuk isha në gjendje të mësoja. Të gjithëve u pëlqente të më zgjidhnin, të fusnin çamçakëz në flokët e mi, si për të më torturonin për argëtimin e tyre”, -tregoi modelja seksi.
g.kosovari