Është bërë përparim i rëndësishëm në nxitjen e gjithanshme të qeverisjes së bazuar në përmisimin e infrastrukturës ligjore,nenvizoi ministri kinez i Drejtësisë Tang Yijun.
Deri në fund të qershorit 2022 u formuluan dhe u rishikuan më shumë se 730 ligje dhe rregullore administrative. Aktualisht janë në fuqi 292 ligje e 598 rregullore administrative, shtoi ai.
“Niveli i ekipit të punës ligjore gjithashtu është përmirësuar vazhdimisht, dhe ekipi i shërbimit ligjor ka vazhduar të rritet gjatë dekadës së fundit,” tha Tang.
Deri më qershor 2022, kishte 605 000 avokatë dhe 37 000 studio ligjore në mbarë vendin dhe sistemi i unifikuar kombëtar i provimit të kualifikimit profesional është përmirësuar.