Edi Rama u ka kërkuar ekipit të negociatorëve me Bashkimin Europian që të “mos punojnë si ishuj të izoluar, por si skuadër”.
Kryeministri tha se ata duhet të bëjnë pjesën që kanë në dorën vetë.
“E rëndësishme është të mos punoni si ishuj të izoluar nga njëri-tjetri. Secili ta ketë vizionin e së tërës dhe ta shohë hartën e shtrirjes së kësaj armate të vogël në territorin e legjislacionit euorpian, ecurinë dhe problematikat në këtë shtrirje. Të krijohet sensi i skuadrës, kemi një horizont përpara një qëllim të përbashkët dhe objektiva të përveçme, por që mblidhen bashkë. Kemi ne në dorë pjesën tonë, jo pjesën tjetër”, tha Rama.
Kreu i qeverisë iu drejtua duke thënë se gjatë këtij procesi do kenë dhimbje koke, por “do ndiheni shpresoj të nderuar që ju takon juve t’ju dhembë koka për një gjë që është kaq historike.”
“Dhimbje koke për procesin do t’i keni, do t’i mbani dhe do ndiheni shpresoj të nderuar që ju takon juve t’ju dhembë koka për një gjë që është kaq historike dhe i rëndësishëm për vendin. Është një moment shumë i rëndësishëm për karrierën dhe jetën tuaj si qytetarë të këtij vendi”, tha Rama.
g.kosovari