Policia greke është duke hetuar një ngjarje që i përngjan një filmi thriller. Efektivët kanë mbetur të shokuar kur kanë parë trupin e pajetë të një 47-vjeçari në tregun e perimeve në Rentis, që ishte zbuluar nga punëtorët e zonës.
Trupi i pajetë është gjetur i lidhur dhe me gojën e zënë, ndërsa kamioni ishte parkuar në një parking në rrugën Kennedy.
Viktima ka qenë e lidhur me kravatë në qafë dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një biznesmen që ushtronte aktivitet në zonë./m.j