Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka liruar ekuipazhin e anijes që erdhi nga Kolumbia, ku edhe u sekuestruan 60 kg kokainë brenda qymyrit.
Ekuipazhi i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas mund të largohet nga Shqipëria.
Kujtojmë se Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, që i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë, disa javë më parë, kërkoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.