Vllaznia nuk ia ka dalë të kaloj në turin e tretë të Conference League, pasi shkodranët u mposhtën nga Univeristatea Craiova në takimin e zhvilluar në Rumani 3-0, ndërsa sfida e parë mes tyre e luajtur në “Loro Boriçi” kishte përfunduar 1-1.
Një pjesë e parë që mbyllet pa shumë histori mes dy ekipeve, pasi skuadrat nuk gjetën dot rrugën e rrjetës.
Franksioni i dytë ishte më i mirë për vendasit të cilët menjëherë gjetën golin e avantazhit Mateiu më minutën e 58-të.
Vetëm 4 minuta më pas Craiova do të ndëshkonet përsëri te besuarit e Mirel Josës, teksa do të shënonin edhe golin e dytë të takimit, për t’i çuar shifrat në 2-0.
Vllaznia nuk ka çfarë të humbe dhe hidhet e gjitha në sulm për të gjetur edhe golin, por shkodranët nuk mundën të ndëshkonin kundërshtarin.
Shkodranët janë të tronditur. Craiova ka arritur të shënojë edhe golin e tretë të takimit në portën e Zogovic.
Pas goditjes së radhës nga këndi, topi qarkullon para zonës dhe harkohet përsëri për Gaman i cili gjuan me kokë i vetëm dhe çon sferën në rrjetë. 3-0 për vendasit.
Minutat e mbetura nuk do të prodhonin më gola të tjerë, me sfidën që mbyllet me rezultatin e përgjithshëm 4-1, me Josën dhe të besuarit e tij që i japin në këtë mënyrë edhe “lamtumirën” kompeticioneve europiane, duke mos ia dolën mbanë të kalonin një turn ë Conference League.
g.kosovari