Një skandal është zbuluar në një qendër shëndetësore në Indi, ku ka rezultuar se një shiringë e vetme është përdorur për të vaksinuar 30 fëmijë kundër Covid-19.
Infermieri i cili vaksinoi fëmijët deklaroi se atyre u ishte dërguar vetëm një shiringë, ndërsa tha se shefi i departamentit e urdhëroi atë t’i vaksinonte të gjithë fëmijët. Ai shtoi se nuk ishte faji tij, sepse ishte i detyruar ta bënte edhe pse po rrezikonte jetën e fëmijëve.
Tashmë autoritetet kanë nisur hetim ndaj infermierit dhe drejtuesve të qendrës shëndetësore për neglizhencë, ndërsa alarmi u ngrit nga prindërit të cilët konstatuan se fëmijët po vaksinoheshin me të njëjtën shiringë.
Shiringat njëpërdorimeshe dolën në qarkullim në vitin 1990, kur nisi përhapja e virusit HIV për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve që transmetohen nëpërmjet lëngjeve të trupit.
g.kosovari