Një brazilian u plagos rëndë pasi makina e tij shpërtheu në një pikë karburanti teksa po e mbushte me naftë.
Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë Mario Magalhães, 67 vjeç, duke hapur bagazhin e makinës së tij përpara se automjeti të shpërthejë papritmas.
Magalhães fluturoi disa metra në ajër nga shpërthimi i makinës dhe më pas u përplas në tokë.
Një punonjëse e pikës së karburantit nxitoi për të kontrolluar burrin dhe telefonoi menjëherë për ndihmë.
Mário Magalhães u dërgua me urgjencë në Spitalin Komunal Salgado Filho dhe iu nënshtrua një operacioni, raportuan mediat lokale. Ai është në gjendje të rëndë.
g.kosovari