Kongresmeni Glenn Thompson shkoi në dasmën e djalit të tij homoseksual vetëm tre ditë pasi votoi kundër një ligji që do të favorizonte martesat brenda të të njëjtit seks.
Zyra e Thomposn tha se ai dhe gruaja e tij ishin “të lumtur” që ndodheshin të pranishëm gjatë betimeve për të mirëpritur dhëndrin e tyre të ri në familje.
“NBC News” raportoi praninë e Thompson në dasmë pas votës së tij kundër aktit “Respekt për martesën” ditën e martë.
Politikani ishte ndër 157 republikanët kundër legjislacionit që kodifikojnë të drejtën e martesave midis së njëtit seks dhe inter-racore. Zyra e tij nuk i është përgjigjur pyetjes për këtë vendim të tij, edhe pse aktualisht po merret në konsideratë nga Senati, ku nevojiten 10 republikanë për t’i dhënë fund obstruksionit.
Është babai.