Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thërritur mbledhje kryesie me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Aty flitet se një personazh me profil të lartë politik i identifikuar me inicialet I.M., rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije Nikolla do takojë kryetarët e grupeve parlamentare veçmas në orare të ndryshme. Deri në këto momente, ka zhvilluar takimin me Ballën. Ndërkohë pritet të takojë edhe Enkelejd Alibeajn dhe Fatmir Mediun. Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për të verifikuar edhe politikanët e lartë që dolën të pastër nga dy Komisionet në vitet ’90.
g.kosovari