Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat rreth situatës së zjarreve në vend. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.
Ndërkohë është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
- Fshatin Bërzane, bashkia Lezhë.
- Fshatin Bogovë, bashkia Skrapar.
- Fshatin Drenovicë, bashkia Dimal.
- Fshatin Culaj, nj, bashkia Malësi e Madhe.
- Fshatin Oblikë dhe Tek Stacioni i trenit, bashkia Shkodër.
- Fshatin Kishe-Arrë,fshati Karmë, fshatin Bushat dhe fshatin Kosmaqe, bashkia Vau-Dejës.
- Në lagjen Mehaj, bashkia Koplik.
- Në veri të rezervuarit Këlcyrë, bashkia Këlcyrë.
- Fshatin Mekat dhe fshatin Lezhan, bashkia Vlorë.
- Në Malin e Gravës, bashkia Finiq.
- Fshatin Mustafa Kocaj, bashkia Tiranë.
- Njësinë administrative Otllak, bashkia Berat.
- Fshatin Shetaj, bashkia Durrës.
- Në kodër tek Kisha e Luzit, bashkia Krujë.
- Në “perroin e zi”, bashkia Belsh.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 435 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 46 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Helikopteri ka ndërhyrë në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë.
Aktualisht janë 6 vatra aktive ku po punohet nga terreni nga forcat operacionale me mbështetjen edhe të Forcave të Armatosura:
- Në fshatin Velçan, në pyllin me dru “Mare”, bashkia Berat.
- Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
- Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku po vazhdon puna për izolimin e plotë.
- Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu.
- Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, Bashkia Krujë, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në tërren.
- Në fshatin Leminot, Bashkia Maliq, ku aktualisht është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre.
MB thekson se të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.
/e.d