Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në kabinetin qeveritar Rama 3.
Begaj ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit të shtetit, ndërkohë që ka dekretuar emërimin në këtë post të Belinda Ballukut.
Po ashtu në ka dekretuar dhe Majlina Dhukën si kryenegociatore dhe ministre shteti pranë qeverisë.
Njoftimi i Presidencës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
/e.d